Do të strehojë rreth 1 mijë afganë, Macron: Afganistani nuk duhet të bëhet parajsa e terroristëve!

Franca ka vendosur të strehojë rreth 1 mijë afganë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti, Emanuel Macron, i cili mbajti një fjalim mbi situatën e krijuar pas marrjes së vendit nga talebanët.

Presidenti francez tha se është urgjencë absolute që t’i vendosim në siguri bashkatdhetarët tanë, të cilët duhet të largohen të gjithë nga vendi, si dhe afganët që punuan për Francën”.

“Gati 800 njerëz janë tashmë në tokën franceze “, shtoi kreu i shtetit, duke specifikuar se “dy avionë ushtarakë dhe forcat tona speciale do të jenë në vend në orët e ardhshme  për të kryer evakuimet e fundit”.

Ai u shpreh se është nder për Francën që të mirëpresin personat e kërcënuar nga talebanët, ndërsa theksoi se Afganistani nuk mund të bëhet parajsë e terroristëve.

“Shumë anëtarë të shoqërisë civile afgane, mbrojtës të të drejtave të njeriut, artistë dhe gazetarë tani janë nën kërcënim. Ne do t’i mirëpresim ata sepse është një nder për Francën të jetë në anën e atyre që luftojnë për liri ,” tha Macron në një fjalim televiziv.

Ai shtoi më tek duke thënë se Franca do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të siguruar se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Evropa të përgjigjet me një qëllim të përbashkët.

“Afganistani nuk duhet të bëhet parajsa e terroristëve që ishte dikur. Është një sfidë për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar përballë një armiku të përbashkët. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të mund të punojnë së bashku në mënyrë efektive, sepse interesat tona janë të përbashkëta”, u shpreh Makron.

 


Shtuar 16.08.2021 21:55