E FUNDIT/ Lajm i mirë! Mbi 44 mijë vaksina Pfizer vijnë në Shqipëri

Një lajm i mirë vjen për shqiptarët. Ndërkohë që vazhdon muaji i hapur I vaksinimit, sonte mbërritën në Rinas mbi 44 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.

Me këtë dërgesë të radhës, numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri shkon në 1,8 milionë.

Ndërkohë, Manastirliu përsërit edhe një herë thirrjen për qytetarët që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit masiv.

Postimi i Manastirliut: 

“44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv.” /albeu.com/


Shtuar 16.08.2021 22:00