“Do i kesh sheshet plot”, Vuçiç nuk trembet nga Berisha, zbulohet data kur vjen në Tiranë (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të jetë në Shqipëri në datat 20 dhe 21 dhjetor.

Ky takim në Tiranë do të zhvillohet në kuadër të nismës rajonale “Ballkani I Hapur”.

Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në Tiranë pritet që në Ballkanin e Hapur të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës, që do të thotë që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Rikujtojmë se në Shqipëri situata politike vazhdon të jetë e tensionuar pasi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë Kuvendit Kombëtar ku mblodhi 4934 delegatë paralajmëroi trazira nëse kryeministri serb vjen në Shqipëri.

“Paralajmëroj Sllobodanin e ri se për Ballkanin e Hapur, mos mendon të vish në Tiranë. Sheshet e rrugës do i kesh plot kundër teje,” tha Berisha…”- tha Berisha duke paralajmëruar trazira në Tiranë. /albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 09:45