Albano Bogdo bën komentin epik për lidhjen e Donaldit me Beatrixën: Shkriu bora, iku tani!

Albano Bogdo ishte i ftuar së fundmi në “Roped with Olsi”, ku gjatë një loje i duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve me spec. Albano jo vetëm që s’ngurroi t’i përgjigjej të gjithave, por u përgjigj dhe shumë troç pa rezerva.

I pyetur për “Big Brother”, Albano tha se të gjithë konkurrentët e acarojnë dhe këtu u ndal edhe tek lidhja e Donaldit dhe Beatrixës që është komentuar shumë në rrjet.

Biseda mes Albano Bogdos dhe Olsi Bylykut:

Albano: Të gjithë më acarojnë, Ilir Shaqiri, Donaldi, Beatrixi, Monika Lubonja…të gjithë, mos harrova ndonjë se i ngelet hatri. 40 veta me një shtëpi aty, iu ngjitën Donaldit po ky si vete me Beatrixën, po lëre njeriun të fusi tollumbin në shërbet. Ça keni ju? E pret Bora jashtë, po shkriu bora pra, doli dielli, ça do bëjmë tani

Olsi: Jemi në regjistrim.

Albano: E di, i them me koshiencë unë këto, mbaj përgjegjësi

Olsi: Mos t’i pres domethënë këto që the

Albano: Po pse ça ka për t’u prerë? Për ça e zuri Donaldi atë? Për ta mbajtur në bufe për bukuri?  /xing.al

 

Shtuar 16.12.2021 09:34