Vetëm pak ditë më parë, 5 persona u arrestuan nga policia pas finalizmit me sukses të operacionit policor “START & STOP”.
Arrestimi u bë në zonën e Liqenit të thatë ndërkohë grupi njihej për vjedhjen e vilave ndersa ishte nën vëzhgim nga policia prej 2 muajsh dhe informacioni ishte se do të grabisnin një pikë Exchange.
Po ashtu dyshimet janë se ky grup po përgatiste edhe vjedhjen e banesës së një zyrtari të lartë ku mendonin se do të gjenin shuma të medha parash.
Ata janë lënë në burg.
Ky grup dyshohet të ketë kryer veprimtari kriminale edhe në disa vende të BE-së.
Pas një pune policore dhe procedurale të pandërprerë prej disa muajsh, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “START & STOP”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Dorjan Lamani (Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;
Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”;
Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”;
Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Moskallëzim krimi”;
Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar. /albeu.com/