Djali mbyti me duart e tij babain në Divjakë, policia jep detaje

Foto ilustruese

Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi Divjakën dhe jo vetëm,  ku djali 58-vjeçar mbyti babain e tij 85-vjeçar.

Viktima Dhimiter Stases është gjetur në banesë pa shenja jeta dhe me shenja dhune.

Dyshohet se djali  Andrea Stases ka kryer këtë akt të rëndë për motive të dobëta.

Policia pak minuta më vonë ka arrestuar autorin, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com