Djali i Biden kërkon nga gjykata që vajza e tij mos të mbajë të njëjtën mbiemër, beteja ligjore me nënën striptiste

Hunter Biden i kërkoi një gjykatësi që të ndalonte vajzën e tij katërvjeçare, të cilën ai e ka me një striptiste nga Arkansas, të merrte mbiemrin e tij, raportoi New York Post.

Djali i Presidentit Joe Biden e bëri kërkesën në një gjykatë në Arkansas më 6 janar, duke argumentuar se emri do t’i grabiste fëmijës një “ekzistencë paqësore”.

Nëna e fëmijës, Lunden Roberts, i kishte kërkuar gjykatëses së Gjykatës së Qarkut Holly Meyer më 27 dhjetor që të lejonte vajzën e saj Navy Joan Roberts të merrte emrin e Bidenit, duke argumentuar se ajo do të përfitonte pasi emri “tani është sinonim i të qenit i arsimuar mirë, i suksesshëm, i aftë financiarisht dhe i fuqishëm politikisht”, shkruan gazeta.

Fëmija mbetet “i larguar” nga familja Biden, thuhej në dosje, dhe sugjeroi që dhënia e emrit Biden mund të korrigjonte këtë “sjellje të keqe ose neglizhencë”, sipas Dailymail. /albeu.com


Shtuar 18.01.2023 08:12