Divjakë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 65-vjeçari

Këtë të hënë rreth orës 08:00,  në fshatin Spolat Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65-vjeç.

Sipas informacioneve, ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 9.09.2024 11:02