Mbrëmjen e djeshme, qytetarët e Divjakës u mblodhën për natën e gjashtë rresht në shenjë kundërshtimi ndaj projektit të reformës territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnje.
Në qendër të qytetit, protestuesit përsëritën refuzimin e tyre për këtë projekt dhe theksuan se do të vazhdojnë tubimet derisa ai të anulohet.
Të lidhura
None found
Gjatë fjalimeve, banorët iu drejtuan deputetëve të zgjedhur me votat e qytetarëve të Divjakës, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita.
Ata kërkuan që përfaqësuesit e tyre të mbështesin këtë kërkesë dhe të shprehen publikisht në mbrojtje të interesave të komunitetit.
Pjesëmarrësit deklaruan se protestat nuk do të ndërpriten për sa kohë qeveria nuk heq dorë nga projekti që parashikon bashkimin e Divjakës me Lushnjen.
Në mbyllje të tubimit, banorët ndoqën ritualin e përnatshëm duke marshuar në rrugët e qytetit, si dëshmi e vendosmërisë së tyre për të vijuar kundërshtimin.
