Ditëve përvëluese u erdhi fundi, ja kur priten reshje shiu

Muaji Gusht do të vijojë të jetë i nxehtë, por jo me temperatura ekstreme. Do të ketë edhe reshje të pakta shiu.

Sinoptikanët thanë se ditët me temperatura përveluese ku termometri kapërceu vlerat e 40 gradëve nuk do të përsëriten më. Sinoptikanët parashikojnë që muaji Gusht të jetë i nxehtë deri në fund të tij, por jo me temperatura ekstreme.

Java e tretë e Gushtit pritet të sjellë uljen më të madhe të temperaturave dhe pak reshje shiu.

Sinoptikanët thonë se përgjatë dy jave të fundit të Gushtit, parametri i erës nuk do të jetë më problematik edhe pse herë pas here do të ketë forcim të saj gjatë mesditës./albeu.com/


Shtuar 14.08.2021 15:58