Nëse keni bërë plane për plazh, njihuni me surprizat e motit për ditën e premte

Sipas MeteoAlb vendi ynë në pjesën e pare të ditës së nesërme do të jetë me kthjellime, në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime të lehta vranësirash në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta në Veri-lindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do te fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veri-perëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Përsa i përket rajonit të dhe Europa qendrore paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje. Ndërsa gadishulli Iberik do të jetë në dominimin e kthjellimeve. Gjithashtu në kushte të qëndrueshme atmosferike do të jetë Europa Veriore dhe Lindore.

Shtuar 15.07.2021 23:05