Edhe pse jemi në mesin e dimrit, temperaturat në vendin tonë kanë shkuar deri në 20 gradë celcius.
Sipas meteorologes, Lajda Porja, dita e sotme do të vazhdojë me temperatura të larta edhe pse pritet të ketë me shumë vransira. Në mëngjes në zonat malore temperaturat minimale nuk shkojnë më shumë se 0 apo 1 gradë dhe maksimalet deri në 19 -20 gradë.
Pasditja e sotme pritet të ketë zhvillim të vrasirave dhe reshje të pakta shiu.
Edhe dita e nesërme do të mbetet në masën e ngrohtë oqeanike, me temperaturat që pritet të bien me 1-2 gradë dhe reshjet të pakta. /albeu.com