Ditë triumfi për Kosovën: Asnjë viktimë nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ndërkohë janë testuar gjithsej 3.012 mostra prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!


Shtuar 23.05.2021 15:08