Dita nis me diell, por pasdite pritet përkeqësim i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që pritet edhe reshje të izoluara në fragmente të shkurtra kohore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësitë për reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C në 22°C dhe në zonat e ulëta nga 11°C në 25°C.


Shtuar 9.06.2021 07:58

Tags: