Presidenti rus Vladimir Putin, në fjalën e mbajtur sot për të përkujtuar “Ditën e Rusisë”, u ka bërë thirrje qytetarëve rusë, që të qëndrojnë të bashkuar dhe të ndërtojnë ndjenjat e thella të patriotizmit dhe themelet shpirtërore që përshkojnë historinë e Rusisë.
Dita e Rusisë, festa kombëtare e Federatës Ruse, festohet çdo vit më 12 qershor që nga viti 1992 për të përkujtuar miratimin zyrtar të Deklaratës së Sovranitetit të Federatës Ruse më 12 qershor 1990, e cila shpalli “pavarësinë” e Rusisë nga Bashkimi Sovjetik.
Në një fjalim të mbajtur në Kremlin, Putin bëri edhe një herë homazhe për Pjetrin e Madh , të cilin e kremtoi në një fjalim në fillim të së njëjtës javë, që shënon 350 vjetorin që nga lindja e carit rus.
“Sot, ne jemi veçanërisht të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që Atdheu, shoqëria dhe njerëzit tanë të jenë të bashkuar,” tha Putin./albeu.com