Ditën e sotme, do të vijojë mbledhja e qeverisë, e cila nisi që dje në Shëngjin. Mësohet se i gjithë fokusi sot, do të përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të reja në qeveri.
Kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama, ‘surprizoi’ me lëvizjen e tij, duke bërë një lëvizje, ndërsa vendosi që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen.
Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend, është fokusuar ne këto pika:
Seancat plenare të zhvilluara;
Sa interpelanca;
Sa mocione me debat;
Sa projektligje janë depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisëse sa prej deputetëve;
Prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione;
Takimet e ministrave me deputetët;
Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale;
Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar;
Performanca e deputeteve ne debate publike, diskutime ne seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale;
Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës;
Ligjet ne Kuvend qe duan shumice te cilësuar, si amnistia e te dënuarve.