Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Portugali

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Përzgjedhja e saj u bë përmes një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.


Shtuar 28.01.2022 20:39