Diplomati izraelit: Na duhet një zgjidhje e vërtetë për situatën në Lindje

Diplomati izraelit Mark Regev, në një intervistë për BBC, ka thënë se duhet një zgjidhje e vërtetë për konfliktin në Lindje të Mesme.

Regev është një nga këshilltarët e lartë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ambasador izraelit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Si zgjidhet kjo, nëse Hamasi lëshon raketa në Izrael, muajin tjetër dhe ne jemi të detyruar të përgjigjemi”, tha ai. “Ne kemi nevojë për një zgjidhje të vërtetë, ne duam të dalim nga kjo me një periudhë të qëndrueshme qetësie. Nëse Hamasi thjesht merr një armëpushim për t’u rikuperuar, për t’u rigrupuar, për të pushuar me makinerinë e tij ushtarake, atëherë asgjë nuk ka ndryshuar”.

Regev shtoi: “Një ndërprerje e parakohshme e luftimeve, e cila i jep Hamasit një fitore, nuk do të ndihmojë askënd. Nëse Hamasi del nga kjo i fuqizuar, kjo është e keqe për Izraelin, Palestinën dhe paqen”./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 15:48