Arian Çani: U hodhi trutë e gomarit, Rama nuk ikën pa 4 mandate

“Sigurisht Rama është aktor më i mirë. Rama s’ka nevojë fare për bashkëpunimin e Bashës, luan blof. Kur doli Rama si i mërzitur ditën e zgjedhjeve, thanë të gjithë iku ky…”- tha Çani.

Gazetari i njohur Arjan Çani duke analizuar mandatin e tretë të kryeministrit, shprehet se Ramës do ti pëlqente edhe një mandat i katërt e i pestë, sepse ambicia e tij është të lërë gjurmë në dimensionin estetik të vendit.

Duke folur në emisionin “Pikat mbi I” Çani e cilëson Ramën një aktor të mirë, që i “ka hedhur trutë e gomarit dynjasë”, të tijve që e kanë votuar dhe të huajve, ndërsa ka luajtur blof me Bashën.

“Jo vetëm Ramës. Çdo kryeministri në çdo vend të botës do i pëlqente një mandat i 3, 4 ,5 . Ti ke shumë kryeministra dhe kancelarë edhe në vende demokratike që kanë zgjatur 4 mandate, mjafton të marrësh rastin e Merkel apo Orban. Ka disa raste, tek këto vendet demokratike. Për të rritur fantazinë, jemi vend hibrid, as diktaturë as demokraci, autokrat, vend i mbyllur me sistem piramidal ku njerëzit janë në fund të piramidës, vendimet merren nga lart. Pra njerëzit janë viktima. Shteti ligjor nuk funksionon, as ka për të funksionuar ndonjëherë.

Mandati i Ramës është legjitime të kërkojë mandatin e tretë, jam i bindur se do gëzojë më shumë se dy mandate të tjera, për të ardhur tek rasti i Shqipërisë, mandati i 3-të e i 4-t, llogaris edhe këtë nëse nuk ka aksident. Pra parashikoj të jetë deri në 2029 nëse s’ka aksident rrugës. Rama për nga profesioni bazë është piktor, meqë nuk arriti të bëhej një Van Gogh, apo një piktor i famshëm, Rama shfrytëzon rastin përveç shumë ambicieve të tjera, që Shqipërinë ta shohë si telajo që do ta pikturojë. Deri tani ka pikturuar një pjesë, ka dhe një pjesë të madhe”, tha Çani.

“Ambicja e tij është të lërë gjurmë, dhe e do tek dimensioni estetik. Do të rregullojë fasadën, nga ana urbane Shqipëria është ven i shëmtuar, i pistë. Rama do t’i japë një look, një buzëkuq. Diku-diku e ka arritur. Me këtë Rilindjen Urbane. S’ka mbaruar akoma pikturën e tij. Si mund t’i thuash një piktori nxirre pikturën, kur s’ka vënë pikën e fundit në telajo.

Ai ka telajon për gjysmë. Vetëm një detaj, po cili është qëllimi. Se këto i ke, ai do të lërë një gjurm, që pas vdekjes së tij, ata që do të jetojnë të thonë na ishte njëherë Edi Rama. Kjo nuk është gjë e vogël. Kjo nuk thuhet me dy mandate, s’ka mbaruar pikturën. Dy mandate mund të thuash dhe për Berishën. Që janë bërë presionë nga më të ndryshmet që Rama të kapte mandatin e tretë, nga ai dhe bashkëpuntorët këto nuk mohohen. Ne po merremi me rezultatin. Rezultati është që Rama ka mandatin e tretë. 40 milionë euro shpërndanë nga buxheti i shtetit para zgjedhjeve për të dëmtuarit nga tërmeti”, u shpreh gazetari.

“Sigurisht Rama është aktor më i mirë. Rama s’ka nevojë fare për bashkëpunimin e Bashës, luan blof. Kur doli Rama si i mërzitur ditën e zgjedhjeve, thanë të gjithë iku ky. Kurse Basha doli i gëzuar. Rama doli ashtu që mos i jepte shkas kundërshtarëve të thonin që po vidheshin votat. Është blof ky me Bashën. I hedh trutë e gomarit gjithë dynjasë, të tyreve që e kanë votuar thonë sa i madh ky njeri, të huajt thonë si ka mundësi. Rama nuk e ka qëllim që ta pranojë Basha.

Ai e di që kjo sekuencë ndahet, dhe shpërndahet me shpejtësinë e dritës. Ai fiton vetëm pikë. Një fitimtar që ka këtë zemërgjërësi. Papritur ambasadat shohin që ky është një zemërgjerë. Hedh sirën. Shqiptarët duhet të kuptojnë këtë. Shpëlarje truri. Ne mund të buzëqeshim, por Rama e merr shumë seriozisht. Nuk kam parë deri më sot një personazh politik që di ta bëjë më mirë se ky. Përmbajtja është ku thërret qameti. Rama ka kuptuar një gjë, zotëri dikur ku ishte i ri, nuk ka përmbajtje, forma është e vetmja përmbajtje”, vijoi ai.

 


Shtuar 17.05.2021 15:44