Dinamo ka zgjedhur Erjon Xhafën për drejtimin e ekipit U-19 në sezonin e ardhshëm. Emërimi i tij u bë publik vetëm një ditë pasi klubi kryeqytetas njoftoi largimin e Justin Bespallës nga kjo detyrë.
“Blutë” kanë prezantuar njëkohësisht edhe trajnerët që do të udhëheqin skuadrat e tjera të moshave. Engert Bakalli do të jetë në krye të ekipit U-18, Arian Pisha është caktuar te U-17, ndërsa drejtimi i U-16 i është besuar Mario Lilës.
Të lidhura
None found
Në stafin e akademisë është përfshirë edhe Jahmir Hyka. Ish-mesfushori i majtë, i cili ka luajtur me Kombëtaren, është emëruar trajner i ekipit U-15. Ndërkohë, ish-portieri kampion me Tiranën, Edvan Bakaj, do të ushtrojë detyrën e trajnerit të portierëve.
