Flamurtari ka siguruar një tjetër përforcim gjatë kësaj merkatoje. Sipas informacioneve të “Newsport.al”, Filip Boshkovsi ka nënshkruar kontratën, ndërsa zyrtarizimi nga klubi vlonjat pritet të bëhet shumë shpejt.
Të lidhura
None found
Mbrojtësi anësor 25-vjeçar nga Maqedonia ishte pa skuadër dhe kishte statusin e futbollistit të lirë. Ai është larguar vetëm pak minuta më parë nga zyrat e klubit, pasi hodhi firmën në marrëveshjen e re.
Trajneri Oltijon Kërnaja merr kështu një tjetër element të rëndësishëm për repartin defensiv. Flamurtari po ndërton një kontingjent konkurrues për një sezon mbresëlënës në Kategorinë e Parë, ku synimi do të jetë me çdo kusht rikthimi në “Abissnet Superiore”.
