Dinamika e plagosjes në Vlorë, shkodrani tërheq zvarrë 20-vjeçaren dhe më pas e qëllon

Meditën e sotme në Vlorë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Siç konfirmohet dhe nga vetë Drejtori i Policisë së Vlorës, një i ri nga Shkodra, Fadil Nikaj,  ka plagosur me armë zjarri një 20-vjeçare para një lokali, në afërsi të Poliklinikës.

Pos cila është dinamika e ngjarjes?

Gazetari i ABC Elton Nika, zbulon dhe dinamikën e kësaj plagosje.

Fillimisht i riu ka qenë i ulur i vetëm në kafe, ndërkohë që menjëherë pas mbërritjes së vajzës, ka nisur dhe konflikti mes tyre. Ai e ka tërhequr atë për disa metra zvarrë dhe më pas e ka qëlluar me armë.

Sa i takon granatës, mësohet se policia i ka sekuestruar dy të tilla.

Tashmë, vazja ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor. Ajo ndodhet jashtë rrezikur për jëtën.

Ndërsa autori, 30-vjeçari nga Shkodra është arrestuar pak minuat pas ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 25.09.2021 13:07