DINAMIKA/ Aksioni për kanabis çoi në tragjedi, pasi dogji 110 bimë efektivi u “përball” me Aldi Ramën

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë në Lezhë ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha me një plumb në zemër.

Autori i krimit të rëndë, Aldi Rama u zhduk për orë të tëra në pyjet e zonës dhe në fund vendosi të qëllojë me të njëjtën armë mbi veten.

Forcat RENEA e gjetën atë të plagosur dhe në gjendje të rëndë, por fatmirësisht kishte shenja jete.

Tashmë ai është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën e parë ndërkohë gjendja shëndetësore raportohet e rëndë.

Sipas burimeve bëhet me dije se efektivët kishin dalë në terren për të kontrolluar një zonë ku ishte denoncuar se ishte mbjellë një parcel kanabisi.

Me të marrë informacionin e parë, Policia e Lezhës nisi menjëherë për verifikim një grup me 3 persona, mes tyre: shefi i krimeve, viktima dhe një koleg tjetër.

Pas dy orë kërkimesh, Policia arriti që të gjente parcelën me 110 bimë me kanabis, duke i shkatërruar të gjitha bimët, sipas gazetares Klodiana Lala.

Pak pasi do të ktheheshin drejt komisariatit, policia ka ndaluar një automjet dhe i ka bërë thirrje që të ndalonte.

Brenda mjetit mësohet se kanë qenë 3 persona, Armando Marku, Kristian Sheri dhe Aldi Rama, ky i fundit autori i dyshuar i ngjarjes.  Në momentin e ndalimit, makinën po e drejtonte Armando Marku.

Pasi mjeti ka ndaluar, oficeri i ndjerë ka tentuar që të ndalojë Aldi Ramën

“Ndalo! Unë jam punonjës i policisë dhe dua që të identifikohesh,”-mësohet se ka thënë viktima. Por në atë moment ai nuk është ndalur, por ka qëlluar në zemër efektivin, duke i marrë atij jetën.

Dy personat e tjerë me të cilët ishte Aldi Rama, janë aktualisht të shoqëruar në Polici, por ende nuk dihet se çfarë kanë dëshmuar para efektivëve.

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

KUSH ËSHTË ALDI RAMI:

Aldi Rama i cili po kërkohet nga forcat RENEA në zonën e Vainit në Lezhë, është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012.

Në moshën 18-vjeçare në 2019, Aldi Rama bëri burg për të parë i akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisin.

Ai u akuzuar për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kanabis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte. Ai gjithashtu u kallëzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike, por që më pas kjo çështje u pushua nga gjykata.  Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.09.2021 16:42