Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka denoncuar betonizimin e një kodre përballë TEG-ut në Tiranë.
Hoxha shprehet se më parë aty ka qenë një pyll i dendur që së fundmi është zëvendësuar me ndërtimet pa kriter.
Me ironi Hoxha shton se duhet të mbajmë një fotografi të Tiranës së vjetër në arkivë, pasi sipas tij, shumë shpejt aty nuk do të këndojnë më zogjtë, por do të kullosin vinçat e betonieret.
“Ketu, perballe TEG-ut, deri pak jave me pare, ka qene nje alamet kodre me nje pyll të dendur qe hijeshonte siper saj.
Pastaj se kujt i shkoi mendja ta rrafshonte kodren, të shfaroste pyllin dhe ta mbillte me “beton orbital”…
Si po shkon puna, mire eshte te mbajme ndonje foto në arkive me kodrat e Tiranes, shume shpejt aty nuk do kendojne zogjte, por do kullosin vinçat dhe betonieret…”, ka shkruar Hoxha./albeu.com/