Një makinë në Tepelenë është përfshirë nga flakët, ndërsa ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së pronarit të saj. Dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit që ka djegur pjesërisht makinën.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen Passat”, në pronësi të shtetasit M. Gj. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com