Digjet gjatë natës makina e oficerit të policisë gjyqësore në postën e Përrenjasit

Gjatë natës është djegur makina e Pëllumb Radiçit, oficer i policisë gjyqësore në postën policore të Përrenjasit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Karkavec, pranë shtëpisë së tij.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe pistat e hetimit, besohet ka lidhje me punën e tij si OPGJ.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/ Informacion paraprak

Më datë 12.07.2021, rreth orës 23:45, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit P.R., i cili ishte i parkuar para banesës ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërishtë.

Nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 13.07.2021 09:32