I shpëtoi si detaj, kamera kap kanabis në serrën ku shkon ministrja Milva Ekonomi (VIDEO)

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka publikuar në Facebook një video ku ka vizituar QTTB-në Lushnjë (Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore).

Në videon e nxjerrë në Facebook nga ministrja, ka kaluar një detaj pa u vënë re.

Mes domateve që ka fokusuar kamera, shihet një rresht me bimë, identike me kanabis sativa (sekonda 36-37)

Alert.al që publikoi i pari këtë skandal thotë se ka kërkuar një sqarim nga ministria e Bujqësisë dhe jo vetëm që nuk mori përgjigje, por video e publikuar më herët u hoq, u modifikua dhe pamjet u zëvendësuan./albeu.com

Shtuar 13.07.2021 09:23