Diell e rritje temperaturash, njihuni me motin për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 12°C.


Shtuar 10.04.2021 08:04