Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 1 maj 2026

Ditën e sotme 1 maj 2026, moti do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në pjesë të ndryshme të vendit.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta shiu priten në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, duke sjellë një ditë më të freskët dhe me vranësira të herëpashershme.

Të lidhura

None found

Në zonat Verilindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta për fillimin e majit. Në bregdet ato do të luhaten nga 9°C në mëngjes deri në 21°C gjatë mesditës.

Në zonat e ulëta pritet një interval prej 6°C deri në 21°C, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë dukshëm më të ftohta, nga 1°C deri në 13°C.

Era do të jetë një tjetër element i rëndësishëm i motit gjatë ditës së premte, duke fryrë me intensitet mesatar deri të fortë, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.


Shtuar 1.05.2026 07:28