Botërori 2026 me rekord financiar

Botërori i këtij viti, do të jetë një rekord financiar për 48 kombëtaret pjesëmarrëse. Pas kërkesave të shumta nga federatat, FIFA vendosi një rritje prej 15% të shpërblimeve totale, duke e çuar fondin në 871 milionë dollarë.

Ky vendim përfaqëson një nga paketat financiare më të mëdha në historinë e turneut dhe synon të mbështesë jo vetëm ekipet që do zbresin në fushë, por edhe zhvillimin e futbollit global.

Të lidhura

None found

Ndryshimet kryesore përfshijnë rritje të kontributit për përgatitje nga 1.5 në 2.5 milionë dollarë, bonuset e kualifikimit që arrijnë deri në 10 milionë dollarë, si dhe subvencione shtesë për kostot e delegacioneve dhe biletat e rezervuara.

Sa i përket shpërblimeve sipas renditjes përfundimtare, struktura mbetet e pandryshuar.

Fituesi i Kupës së Botës do të përfitojë 50 milionë, ndërsa finalisti 33 milionë dollarë. Ekipet që arrijnë në gjysmëfinale dhe fazat e tjera do të shpërblehen gjithashtu me shuma të konsiderueshme, duke garantuar përfitime të mëdha për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse.

Nga vendi i 33 deri në të 48 kombëtaret do të depozitojnë një bonus prej 9 milionë dollarësh. FIFA zhvilloi gjithashtu negociata për të hequr detyrimin për taksat federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku parashikohet që këto shoqata të paguanin një taksë federale prej 21%, e cila rritet deri në 37% për të ardhurat e lojtarëve individualë.

Ndërkohë, Kanadaja dhe Meksika, bashkëorganizatorë të Kupës së Botës kanë ofruar përjashtime tatimore për kombëtaret që luajnë në territorin e tyre.

Me këtë rritje të re financiare, Botërori 2026 pritet të jetë jo vetëm më i madhi në histori për nga numri i ekipeve, por edhe më fitimprurësi, duke reflektuar ambicien e FIFA-s për të zgjeruar dhe zhvilluar futbollin në çdo cep të globit.


Shtuar 30.04.2026 14:52