Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po mbahet Asambleja e OKB-së, ka takuar disa zyrtarë. Në fokus të bisedimeve, ka qenë dialogu Kosovë-Serbi. Një takim ka zhvilluar së fundmi edhe me nënsekretarin e OKB-së, Jean Pierre Lacroix, të cilin e falenderon për mbështetjen e plotë të tij.
“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKBË-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak në X.
Always useful to compare notes with ?? Undersecretary-General @Lacroix_UN on the dynamics in the Western Balkans and the latest developments in the Dialogue. Grateful for the full support! pic.twitter.com/AjiwSDwmkE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 23, 2023
Në New York, Lajçak zhvilloi takime edhe me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit me të, emisari bëri me dije se diskutimet do të vazhdojnë. Po ashtu, ai ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.