Policia ka arrestuar një 60-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëi-tjetrin kanë dhunuar kanë goditur fizikisht shtetasin Ç. C., 45 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec,
Njoftimi i policisë:
Pogradec
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. A., 60 vjeç, banues në fshatin Senishtë, Pogradec dhe shpallën në kërkim djalin e tij shtetasin N. A., 29 vjeç, pasi në fshatin Senishtë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur fizikisht shtetasin Ç. C., 45 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë”, kryer në bashkëpunim.