Dhunuan me sende të forta të moshurin, arrestohen dy autorët e ngjarjes në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhunimin e një 61-vjeçari, punonjës pastrimi, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”.

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar shtetasit E. S., 37 vjeç, dhe K. N., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë. Këta shtetas në bashkëpunim më njëri-tjetrin, për motive të dobëta, ata kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin Kozma Kuklin, 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet aktualisht i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal të Vlorës.

Nga hetimet këta shtetas rezultojnë të dënuar më parë. Shtetasi, E. S., ka qenë më parë i dënuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri, ndërsa K. N. për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.


Shtuar 9.10.2025 22:18

Tags: ,