Dhunoi ish-gruan e cila ishte me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Tiranë ka vënë në pranga disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është arrestuar edhe një 45-vjeçar që ka dhunuar ish- bashkëshorten. Ajo ishte pajiur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrotjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. F., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 20.06.2021, shtetasi A. P., 41 vjeç, kallëzon se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas i paidentifikuar e ka goditur me grusht, si dhe i ka dëmtuar xhamin e mjetit. Punohet për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 21.06.2021 08:32