Dhunoi dhe shtrëngoi babain për t’i marrë para, policia prangos 26-vjeçarin në Malësi të Madhe

Një 26-vjeçar në Malësi të Madhe është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i ka shkatërruar pronën dhe e ka shtrënguar atë, që t’i jepte një shumë parash.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrim i pronës” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i shtetasit A. K., 26 vjeç banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i ka shkatërruar pronën dhe e ka shtrënguar atë, që t’i jepte një shumë parash”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në panga ka rënë dhe një 53-vjeçar i cili ka goditur me thikë dy persona (babë e bir).

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, i shtetasit K. M., 53 vjeç, banues në fshatin Gjegjan, Pukë, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë shtetasit Gj. C., 63 vjeç dhe E. C., 23 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Gjegjan, Pukë, duke iu shkaktuar dëmtime në kokë dhe në trup. Të dëmtuarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 26.10.2021 13:47