Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar në Mat pasi ka dhunuar dhe kanosur me thikë gruan e tij.
Njoftimi i Policisë:
Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me mjet prerës bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme./albeu.com