Policia ka arrestuar në flagrancë 46-vjeçarin A.M., në Lushnjë, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, DH,.M, 34-vjeç
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Dh. M., 34 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”./albeu.com