Dhunohet kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës, simpatizanti i “Bashkë Fitojmë” shoqërohet në polici

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës, Erion Isai është goditur mesnatën e mbrëmshme në fshatin Qinam nga një simpatizant i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Isai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar autorin, Esmerald Kacolli.

Burime nga policia e Kolonjës konfirmojnë se Isai ka dëme nëhundë. Mësohet se kandidati i PS po kthehej në shtëpinë e tij kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar.

Njëri prej simpatizantëve, konkretisht, Esmerald Kacolli që kishte bllokuar rrugën, i është afruar Isait dhe e ka goditur me grusht në fytyrë./albeu.com/ 


Shtuar 14.05.2023 07:01