Mjek i QSUT-së, Aranit Gogo është dhunuar nga një 28-vjeçar i identifikuar si Avjerino Vjero i cili kishte shkuar në urgjencën e spitalit nën efektin e lëndëve narkotike.
Mësohet se i riu ka qëlluar me grushta ndaj mjekut Gogo të cilit i ka thyer krahun dhe e ka lënduar në pjesë të tjera të trupit.
Ndërkohë ka ndërhyrë stafi i spitalit i cili ka dërguar 28-vjeçarin për trajtim në spitalin psikiatrik Nr. 5 Tiranë.
Materialet janë referuar në prokurori për plagosje e lehtë me dashje./albeu.com/