Ditën e sotme, gjatë një konflikti, punonjësi i Bashkisë së Shkodrës Ermal Dizdari, është dhunuar me sende të forta.
Sipas informacioneve, ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00 në lagjen “Salo Halili’.
Sakaq, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49-vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.