Dhunë në familje, njëri rreh motrën dhe babanë, tjetri e gruan, tre të arrestuar në Tiranë

Rastet e dhunës në familje duket se nuk kanë në ndalur në vendin tonë.

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar një 34-vjeçar banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe motrës të tij.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 42-vjeçar, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu është u arrestua edhe një 40 vjeçar pasi ka dhunuar gruan e tij bashkë me një person tjetër për të cilin policia ka nisur hetimet.

Njoftimi policisë
Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. L., 34 vjeç banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe motrës të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. Gj., 40 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Gj. Gj., 43 vjeç, të dy banues në Vorë, Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së shtetasit A. Gj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– F. Gj., 32 vjeç, N. S., 24 vjeç dhe E. N., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– O. S., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– I. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në rrugën “Aleksandër Mosisiu”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur më një automjet të parkuar./albeu.com/