Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar dy persona të cilët kanë ushtruar dhunë në familje.
Është arrestuar një 49 vjeçar oasi ka dhunuar vajzën dhe bashkëshorten e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij’, njofton policia.
Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. Sh., 22 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.