Dhunë ndaj gruas, vjedhje karte banke e mashtrim, shtatë persona bien “në rrjetën” e policisë së Tiranës

Policia e kryeqytetit ka prangosur shtatë persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 32 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. M., 25 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë mjetin, shtetases D. Ll., 40 vjeçe.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. N., 46 vjeçe, pasi i ka vjedhur kartën e bankës shtetasit D. H., 42 vjeç dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. M., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Z., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi;

– A. A., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/