Dhunë dhe drejtim mjeti pa patentë, tre të arrestuar në Maliq

Policia ka arrestuar tre persona në Maliq, një për dhunë ndaj bashkëjetueset, një 62-vjeçar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje dhe një 60-vjeçar për drejtim motori pa patentë.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases R. H., 20 vjeçe.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. Xh., 62 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në afërsi të këtij fshati u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, si edhe të shtetasit J. H., 60 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në fshatin Zvirinë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motor “Infinity”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 13:48