Pogradecari i vë zjarrin një sipërfaqeje me bimësi, pëson edhe vetë djegie

Policia ka vënë nën hetim një pogradecar pasi duke djegur me zjarr një sipërfaqe me bimësi në pronësi të tij, ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin H. P., banues në fshatin Çervenakë, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur me zjarr një sipërfaqe me bimësi në pronësi të tij, ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 13:52