Prokurori Dorjan Junikun deklaroi për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24 ka sjellë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një e moshuar u dhunua nga infermiere të qendrës së të moshuarve në Pejë.
Ai tha për moderatoren Evis Ahmeti se deri më tani janë arrestuar 3 infermiere.
“Dje në momentin e parë që kemi marrë informacionet e para, jemi angazhuar dy prokurorë nga Prokuroria themelore në Pejë për të hetuar. Kemi arritur që t’i arrestojmë dy të dyshuarat e para dhe më pas të dyshuarën e tretë. Ato akuzohen për kryerjen e veprës penale të sulmit.”, tha prokurori.