Dhuna ndaj gazetarit në Lezhë, reagon Begaj: E papranueshme në një shtet demokratik

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Ervis Hila dhe bashkëshortes së tij në Lezhë.

Begaj ka dënuar sulmin në një postim në rrjetet sociale dhe e cilëson të papranueshme cënimin e lirisë së fjalës dhe dhunën ndaj gazetarëve.

“Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik”, ka shkruar Presidenti Begaj.

 

 


Shtuar 25.01.2023 21:30