Dhuna e përshkallëzuar në Lindje, SHBA dhe Britania ndërpresin fluturimet në Izrael

Tre linja ajrore amerikane dhe British Airways kanë pezulluar fluturimet në Izrael për shkak të dhunës së përshkallëzuar.

American Airlines, United Airlines dhe Delta Air Lines kanë anuluar të gjitha fluturimet për në Tel Aviv.

Në një deklaratë, British Airways tha: “Siguria e kolegëve dhe klientëve tanë është gjithmonë përparësia jonë kryesore dhe ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”.

Linja ajrore britanike easyJet tha se ende nuk do t’i anulonte fluturimet e saj në Tel Aviv.

“Sigurisht që ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën”,  tha një zëdhënëse e easyJet./albeu.com


Shtuar 13.05.2021 12:28