Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Prizrenit ditën e sotme midis personave të një familje.
Sipas raportimeve, dhëndri ka kërcënuar me vdekje vjehrrin e tij.
32-vjeçari ka kanosur vjehrrin e moshuar, duke pretenduar se ky i fundit po i bëhet pengesë në lidhjen me gruan e tij. I riu ka një vajzë 6-muajshe nga lidhja me të shoqen.
Ai i është drejtuar vjehrrit të tij me fjalët: Nëse vajza ime nuk vjen të flejë tek unë, ti do të kesh probleme me mua dhe do të të vras.
Ka qenë një kalimtar i rastit, i cili ka parandaluar agravimin e situatës mes dhëndrit dhe vjehrrit. Vjehrri 53-vjeçar dhe e bija janë shoqëruar në komisariat ku edhe kanë dhënë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen.
Dhëndri është dërguar në paraburgim dhe ndaj tij rëndon vepra penale e kanosjes.