Boris Johnson po vazhdon të shijojë pushimet e tij në Greqi, ndërkohë që opozita në Britani po “vlon”, duke e akuzuar atë se në thelb e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës së tij.
‘The Sun’ ka ndarë disa foto të kryeministrit britanik në ikje me familjen e tij në një plazh në Evia.
Vendasit e kanë parë kryeministrin të relaksuar teksa lexonte një libër ndërsa në fotot e publikuara shihet se po shijon diellin.
Një vendas ka deklaruar për “Sun”:”Babai im ishte shumë i lumtur dhe më tha: “Nuk e kam idenë se si e gjeti Boris këtë plazh – edhe vendasit që kanë jetuar këtu prej vitesh nuk e dinë për të dhe ekipi i tij ishin të vetmit njerëz atje”. Është një vend i mrekullueshëm, por nuk kishte hije askund, temperatura ishte rreth 34 gradë Celsius, kështu që ai nuk do të mund të qëndronte atje për një kohë të gjatë me fëmijët e tij. Ata u larguan me perëndimin e diellit me dy makina transportuese të parkuara në rrugën që të çon në plazh.’
Johnson ndodhet në Greqi me pushime me partneren 34-vjeçaren, Carrie Symonds./albeu.com